”The Independent”: Pilulat rrezik më i madh sesa AstraZeneca për mpiksjen e gjakut, por askush nuk i ndalon

Ditët e fundit, ne kemi parë një diskutim tjetër lidhur me Covid, kësaj here rreth vaksinës AstraZeneca dhe rrezikut të saj të mpiksjes së gjakut, shkruan Emma Flint për ”The Independent”.

Ndërsa shumë veta prisnin të vaksinoheshin me të, u përhap lajmi se disa vende të BE po e pezullonin, madje edhe po e ndalonin përdorimin e saj. Natyrisht, pasoi paniku.

Megjithatë, ka pak panik mbi pilulat kontraceptive, një ilaç që ka një rrezik më të lartë për të shkaktuar mpiksjen e gjakut dhe përdoret çdo ditë në të gjithë botën.

Vendet që ndalojnë përdorimin e AstraZeneca nuk duket se janë aq të shqetësuara për shkallën e mpiksjes së gjakut të shkaktuar nga pilula.

Sipas studimeve, mpiksjet e gjakut nga këto pilula shfaqen çdo vit në katër deri në 16 përdorues në 10 000 të tillë.

Më shumë se 10 milion njerëz janë vaksinuar me AstraZeneca deri më tani, me 30 raste të ngjarjeve tromboembolike të raportuara deri më tani.

Ky është një numër i ulët. Me të vërtetë i ulët.

Për ta vënë atë në perspektivë, Aleanca Kombëtare e Mpiksjes së Gjakut vlerëson se 1 në 1 000 njerëz do të përjetojnë natyrshëm trombozë të venave të thella (DVT) në vit.

Pavarësisht të dhënave që provojnë se rreziqet nga AstraZeneca janë të ulëta, ky lajm ndihmon vetëm në ringjalljen e nocioneve të mëparshme të keqinformuara se këto vaksina nuk ishin testuar në mënyrë rigoroze.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë përsëritur se përfitimet e saj tejkalojnë rreziqet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *