The Sun me hetues privat për informacione personale të Meghan Markle

23:51 18/03/2021

Një hetues privat amerikan i ka thënë agjencisë së lajmeve BBC, se ai ishte paguar nga gazeta The Sun për të marrë informacion personal në lidhje me dukeshën e Sussex në ditët e para të marrëdhënies së saj me Princin Harry.

Hetuesi Daniel Hanks thotë se ai ka hyrë në mënyrë të paligjshme në informacione të hollësishme, përfshirë numrin e sigurimeve shoqërore të Meghan.

Raporti i tij për tabloidin The Sun, përfshinte gjithashtu informacione mbi ish-burrin e saj dhe një ish të dashur. Ndërsa, botuesi i gazetës tha se ai kishte kërkuar dhe udhëzuar Hanks që të merrte informacione dhe të vepronte në mënyrë të ligjshme.

BBC News ka arritur të shohë të ashtuquajturin “raport gjithëpërfshirës mbi Meghan dhe familjen e saj” të cilin hetuesi, i njohur si Danno Hanks, i kishte dhënë The Sun.  Raporti përfshinte numrin e saj të telefonit, adresat dhe numrin e sigurimeve shoqërore, si dhe informacione mbi anëtarët e familjes së saj.

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar me gazetën. Gjatë intervistës së fundit të çiftit me Oprah Winfrey, ata thanë se kjo kishte krijuar një “mjedis toksik” të “kontrollit dhe frikës” dhe ishte kryesisht fajtore për largimin e tyre nga Britania e Madhe.

Princi Harry aktualisht është duke paditur botuesin e The Sun, dhe ish-botuesin e Daily Mirror, me akuza të piraterisë së telefonit para vitit 2011.

Në fillim të marrëdhënies së çiftit, The Sun dhe disa gazeta të tjera, kishin shfaqur histori dhe artikuj të ndryshëm që pretendonin se Princ Harry kishte “bombarduar” gruan e tij të ardhshme me mesazhe, ku një nga to jepte detaje për një fundjavë të kaluar së bashku në shtëpinë e Meghan në Toronto. /tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *