The Times/ Viktimat e tjera të Putinit: Mijëra kilometra larg nga Kievi, miliona afrikanë po vdesin urie

Agresioni rus në Ukrainë ka sjellë pasoja të rënda jo vetëm në vendin e përfshirë nga lufta, por edhe thuajse në të gjithë botën me pasojat ekonomike. Pasojat më të rënda janë regjistruar në vendet të cilat ishin tashmë na situata të vështira dhe popullsia e së cilave përballet prej kohësh me luftën për mbijetesë. Bëhet fjalë për vendet afrikane.

Lokiyoto Ekal, një nënë në Kenian veriperëndimore, tashmë jeton me kujtimet e dy fëmijëve që humbi katër muaj më parë nga uria. Gjithçka që ajo ka për të mbajtur gjallë frymën e saj dhe të tre fëmijëve të mbetur, janë vetëm boronicat e kuqe, lëmosha dhe shpresa.

“Nëse bota do t’i dëgjonte problemet tona, ata do të bënin diçka për të na ndihmuar”, thotë 30 vjeçarja Ekal, teksa mbron djalin e saj të mitur nga era e shkretëtirës, e cila godet batanijet dhe thasët e ushqimeve, të përdorura për të izoluar shtëpinë e saj të rrënuar.

Kjo familje jeton në Turkana, një rajon veriperëndimor i njohur si “djepi i njerëzimit”. Pikërisht këtu, besojnë shkencëtarët, se kanë jetuar dy milionë vjet të shkuara, njerëzit e parë. Por sot është vendi i vuajtjeve të parrëfyera, shoqëruar nga indiferenca e pashpirt e një lideri të shekullit XXI-të, i cili po zhvillon një luftë 3300 milje larg.

Konflikti që presidenti Vladimir Putin nxiti në Ukrainë, ka bërë që çmimet e karburanteve dhe ushqimeve të rriten në të gjithë botën, por askund jashtë zonës së luftës, ndikimi i tij nuk ka qenë më i egër se në Afrikën Lindore.

Rajoni tashmë po përballej me thatësirën më të egër të 40 viteve të fundit, ku përveç kësaj kanë dhënë efekte negative të vazhdueshme edhe kushtet e pandemisë. Kësisoj, Putini ka ndërprerë eksportet e grurit të nevojshëm për të ushqyer disa nga njerëzit më të varfra të planetit.

Kenianët marrin rreth 90% të grurit të tyre nga Ukraina dhe Rusia. Somalia më parë merrte pothuajse 100% të grurit të saj nga këto vende.

“Në këto dy vende dhe në Etiopi rreth 1.7 milionë fëmijë kanë nevojë urgjente për trajtim të kequshqyerjes së rëndë akute”, tha javën e kaluar Rania Dagash, zëvendësdrejtoresha rajonale e UNICEF-it për Afrikën Lindore dhe Jugore. Më shumë se 20 milionë njerëz rrezojnë të përfshihen nga vala e urisë.

Në një vizitë të zhvilluar në Rusi këtë muaj, Macky Sall, presidenti i Senegalit dhe kreu i Bashkimit Afrikan, i tha Putinit se vendet afrikane ishin viktima të pafajshme të luftës, e cila ka bllokuar eksportet e dhjetëra milionë tonë drithë nga portet e Detit të Zi të Ukrainës.

“Dështimi për të hapur ato porte do të rezultojë në zi buke,” tha Amin Awad, koordinatori i Kombeve të Bashkuara për krizën në Ukrainë.

Rusia kundërshton pretendimet se po bllokon portet e Ukrainës, por njerëzit shpresojnë që mungesat globale të ushqimit do të dobësojnë vendosmërinë e Perëndimit për të kthyer mbrapsht valën e re të refugjatëve në brigjet e Evropës. Shtetet e Bashkuara kanë pretenduar gjithashtu se rusët kanë vjedhur grurin ukrainas për t’ua shitur vendeve të goditura nga thatësira.

Për shkak të mangësive, më të varfrit e Afrikës Lindore ose po paguajnë shtrenjtë për rezervat paraekzistuese të drithit, si misri i bardhë ose janë duke kërkuar ushqime dhe fruta për të zëvendësuar bazën e piramidës ushqimore. Kenia importon pak grurë nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Argjentina. Burimet tradicionale të ushqimit, duke përfshirë qumështin e devesë dhe lopës dhe mishin e bagëtive kanë mbetur të pakta.

Edhe në Nairobi, kryeqyteti i Kenias dhe metropoli më i madh i Afrikës Lindore, ndikimi i luftës po ndihet. “Për shkak të luftës në Ukrainë, familja ime nuk ka as bukë, ata duhet të pinë çaj të fortë për mëngjes”, tha David, një shofer 29-vjeçar nga qarku Kirinyaga. “Unë nuk mund të ndihmoj as fqinjin tim sepse nuk kam më para.”

Nga ana tjetër, e gjithë Turkana është përfshirë në një aksion në kërkim të burimeve ujore. Në Lodwar, qyteti kryesor i rajonit, fëmijët enden me enë të zbrazura ndër duar, por të pafat për t’i mbushur ato.

Disa në zonat më të goditura janë duke pirë gjak kafshësh. Me lopët dhe dhitë e fryra, të mbetura shterpë në prodhimin e qumështit, shumë prindër, fëmijë e tyre nuk kanë me se t’i ushqejnë, për rrjedhojë uria shtohet edhe më shumë.

Në kampin e përhapur të refugjatëve Kakuma, një repart pediatrik bën jehonë me klithmat e foshnjave të kequshqyera.

“Njerëzit janë të uritur, ata nuk kanë asgjë për të ngrënë. Ata detyrohen të shkojnë për të vjedhur,” tha Sammy Chege, një shofer.

Kjo po rrit edhe numrin e grabitjeve të bagëtive nga anëtarë të fiseve dhe bandave të armatosura nga Sudani i Jugut dhe Uganda.

Përktheu: BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.