“Thellësisht i tronditur”- Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi për vrasjen e policit në Fier: Dënoj me forcë aktin kriminal!

thellesisht i tronditur presidenti begaj mesazh ngushellimi per vrasjen e policit ne fier denoj me force aktin kriminal































Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime  ndaj familjarëve të policit të vrarë, Novruz Cenalia, efektiv i ekipit “Shqiponja” të Fierit.

Capture

Kreu i Shtetit dërgoi një kurorë në homazhet e lamtumirës që u zhvilluan sot në qytetin e Fierit.

“Në këto çaste të vështira shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit”, – shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e ngushëllimit.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit e dënon aktin kriminal, duke shprehur bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara përgjegjësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike, i cili i mori jetën të riut me uniformë.

Mesazhi i plotë i ngushëllimit:

“Të dashur familjarë!

Jam thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, punonjësit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia.

Asgjë nuk e lehtëson dhembjen që po përjetoni, por më lejoni që në këto çaste të vështira të shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit.

E dënoj me forcë këtë akt kriminal dhe shpreh bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike. 

Ju lutem, pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts