Thellohen sërish tensionet në Lindje/ Dhjetëra hebrenj fanatikë hyjnë në Al-Aksa nën shoqërimin e policisë izraelite

Dhjetëra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në oborrin e kompleksit të shenjtë Mesxhid Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Vakëfe Islame të Kudsit thuhet se 186 hebrenj fanatikë ia mësynë drejt Al-Aksasë përmes Portës Al-Magaribe në jugperëndim të kompleksit.

Grupi hebre, nën mbrojtjen e policisë izraelite, u largua nga Mesxhid al-Aksa pasi u end në oborret e Haram Al-Sharifit.

Vizitat e tilla në Al-Aksa nga hebrenjtë fanatikë bëjnë që tensionet në zonë të përshkallëzohen.

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë jordaneze të Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Megjithatë, që nga viti 2003, pa lejen e Administratës, hebrenjtë kanë hyrë në faltoren e shenjtë me vendimin e njëanshëm të Izraelit, të shoqëruar nga policia.

Duke i përshkruar këto vizita si bastisje, Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit deklaron se në këtë mënyrë shkelet sovraniteti i muslimanëve.s

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *