Thellohen tensionet mes Francës dhe Britanisë e SHBA-së

17:00 20/09/2021

Parisi anulon takimin e ministrave të Mbrojtjes në Londër

Franca nis hakmarrjen ndaj Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Australisë, aleatëve që e mënjanuan në marrëveshjen AUKUS për prodhimin e nëndetëseve me energji bërthamore.

Ministrja franceze e mbrojtjes Florons Parli’ anuloi takimin e kësaj jave me homologun britanik Ben Ualles në Londër. Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan Joe Biden kërkoi një bisedë telefonike me homologun francez Emanuel Macron për të ulur tensionet, por përgjigjja nga Elizeja ishte se biseda do të ndodhte së shpejti dhe jo menjëherë siç ndodh zakonisht. Të gjitha këto janë shenja dalluese se marrëdhëniet mes aleatëve do të vuajnë një periudhë të gjatë ftohjeje.

Analistët thonë se Uashingtoni, Londra dhe Kanberra arritën një marrëveshje të papritur pa biseduar me Parisin, që deri më tani ishte një mbështetje e fuqishme për Australinë përballë rrezikut kinez në rajonin e Indo-Paqësorit.

Por kryeministri australian u justifikua se vendi kishte nevojë të shtonte urgjentisht flotën e nëndetëseve bërthamore, me mjete sipas kërkesave specifike të ekspertëve të mbrojtjes, të cilat Kanberra vlerësoi se Parisi nuk mund t’i përgjigjej në kohën e duhur.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *