Thellohet bilanci i viktimave pas tërmetit në një minierë në Poloni

14:56 25/04/2022

Kryeministri polak ka premtuar hetim të plotë për standartet e sigurisë të minierave

Bilanci i viktimave pas fatkeqësisë në një minerë në Poloni është thelluar më tej duke shkuar në 6. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Mateusz Morawiecki i cili premtoi një hetim të plotë mbi ngjarjen  sa i përket standarteve të sigurisë.

Hetimet do të tregojë nëse e gjitha kjo ishte vetëm një rastësi e rrethanave të këqija, apo nëse ka pasur ndonjë neglizhencë dhe atëherë do të duhet të ketë pasoja”, u shpreh ai.

Shpërthime të nëndheshme tronditën minierën Borynia-Zofiowka në Poloninë jugore të shtunën në mëngjes, vetëm disa ditë pasi shpërthime të tjera të metanit vranë pesë persona në minierën e qymyrit Pniowek aty pranë. Ky është aksidenti i dytë brenda një jave. Kompania e cila menaxhon të dyja minierat ka deklaruar se po vijojnë përpjekjet për të shpëtuar miniatorët e tjerë të zhdukur.

Autoritetet polake po punojnë për ndërtimin e dy digave rezistente ndaj një shpërthimi të mundshëm të metanit, të cilat do të izolojnë përkohësisht zonën e rrezikuar nga pjesa tjetër e minierës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.