Thellohet bilanci nga luftimet e përgjakshme në Izrael, raportohet për 900 të vrarë

Thellohet bilanci i viktimave në Izrael. Të paktën 85 nga njerëzit e vrarë në sulmet e Hamasit ishin ushtarë izraelitë, sipas zëdhënësit kryesor të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Ndërkohë, numri i personave të vrarë në total deri më tani thuhet se është 900, raportoi më vete të hënën Radio Ushtria e Izraelit. “Qindra” militantë të Hamasit janë vrarë në Gaza në sulmet e fundit izraelite, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari, raporton CNN.

IDF ka përfunduar evakuimin e civilëve izraelitë që jetojnë pranë Gazës, tha ai. “Luftëtarët tanë po shkojnë shtëpi më shtëpi … nuk ka militantë që kalojnë gardhin tani,” tha ai. Më shumë se 300,000 rezervistë izraelitë janë thirrur, shtoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts