Thellohet bilanci, shkon në 300 numri i viktimave në Indi. Gabimi në sinjalin elektronik shkaktoi tragjedinë

thellohet bilanci shkon ne 300 numri i viktimave ne indi gabimi ne sinjalin elektronik shkaktoi tragjedine

thellohet bilanci shkon ne 300 numri i viktimave ne indi gabimi ne sinjalin elektronik shkaktoi tragjedine

11:59 04/06/2023

Aksidenti hekurudhor cilësohet si më i rendi këtë shekull

Ka shkuar në 300  numri i viktimave  në aksidentin tragjik hekurudhor në Indi ku u përfshinë dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash. Aksioni i kërkim-shpëtimit është mbyllur. Autoritetet thonë se të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur janë nxjerrë.

Kryeministri Narendra Modi, i cili do të përballet me zgjedhjet e vitit të ardhshëm, vizitoi vendin e ngjarjes të shtunën dhe bisedoi me forcat e emergjencës.

Ende nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet e këtij aksidenti që është cilësuar më i rëndi i këtij shekulli.

Sipas Ministrit të Hekuradhave dyshohet se dalja e trenit u shkaktua nga një gabim në sistemin e sinjalizimit elektronik që bëri që një tren të ndryshonte gabimisht shinat.

Me përfundimin e përpjekjeve të kërkim-shpëtimin atje ka nisur puna  për pastrimin e rrënojave.

Ashëini Vaishnaë, ministër i Hekurudhave: Do të përpiqemi të përfundojmë restaurimin deri të mërkurën në mëngjes, në mënyrë që deri atëherë, trenat të jenë në gjendje të funksionojnë normalisht.

Për ngjarjen e rëndë kanë reaguar disa liderë botërorë si presidenti i SHBA, Joe Biden, kryeministri kanadez Justin Trudeau, kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron të cilët kanë shprehur ngushëllimet.

India ka një nga rrjetet më të mëdha të trenave në botë me miliona pasagjerë. Por një pjesë e madhe e infrastrukturës hekurudhore është e vjetëruar dhe investimet kanë qenë të pakta.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts