Thellohet skandali, dy ish-lojtarët e Italisë në listë te “Pandora Papers”








“Pandora Papers” vazhdon të prodhojë emra të rëndësishëm të botës së sportit të përfshirë në pastrimin ose fshehjen e parave. Në listën e emrave janë shtuar dhe ai i trajnerit të Italisë, Roberto Mançini dhe pjesëtarit të stafit të tij, Xhanluka Viali. Lajmi është bërë me dije nga revista “l’Espresso”.

mancini viali

Emri i Mançinit shfaqet në disa dokumente ku tregohet se ai është aksionar i shoqërisë “Bastian Asset Holdings”, me seli në Ishujt Virxhin. Por Mançini nuk është i vetëm në këtë listë. Në krah të tij është edhe Viali, që është gjithashtu dhe krah tij në kombëtaren italiane. Dy miqtë duket se kanë mjaft gjëra të përbashkëta, mes të cilave edhe përfshirjen në “Pandora Papers”.

Viali nga ana e tij është regjistruar ose figuron si pronar i një tjetër shoqërie “Crewborn Holdings”, një shoqëri që gjithashtu është regjistruar në Ishujt Virxhin.

Sipas revistës italiane në fjalë, trajneri aktual i Italisë i kishte kërkuar një shoqërie italiane që ta ndihmonte në çështjet fiskale për të rregulluar pozitën e tij në lidhje me autoritetet fiskale në Itali. Sipas dokumenteve të bëra publike, shoqëria e re e krijuar nga Mançini në Karaibe ishte pronare e një avioni.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *