Theri me thikë kundërshtarin në një lokal bastesh, arrestohet shqiptari në Rimini (Detajet)

theri me thike kundershtarin ne nje lokal bastesh arrestohet shqiptari ne rimini detajet
theri me thike kundershtarin ne nje lokal bastesh arrestohet shqiptari ne rimini detajet

RIMINI – Ka përfunduar arratia e një 28-vjeçari shqiptar, i kërkuar për vrasje në tentativë, por i arrestuar në Rimini nga efektivët e policies, gjatë një kontrolli në territor. Oficerët po patrullonin në zonën e Miramares, kur hasën në një grup të huajsh dhe vendosën t’i identifikonin.

Kur erdhi koha për të dhënë të dhënat e tij personale, emri i 28-vjeçarit ndezi zile alarmi dhe doli se mbi të rëndonte një urdhër paraburgimi, i lëshuar nga Gjykata e Alessandrias.

Pasi u dërgua në zyrat e Piazzale Bornaccinit, u bë e mundur të verifikohej se pse kërkohej 28-vjeçari. Rezultonte se ai shtatorin e kaluar kishte debatuar me një të njohurin e tij në një lokal bastesh në Acqui Terme.

Gjatë debatit, me një thikë shqiptari ka goditur dy herë rivalin e tij dhe më pas është larguar. Në përfundim të procedurave, 28-vjeçari është transferuar në burgun “Caseti” në dispozicion të organeve të drejtësisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts