Thesari qindra miliardësh i talebanëve

12:34 30/08/2021

Pasuritë nëntokësore të Afganistanit në sytë e fuqive ndërkombëtare

Tani që e morën pushtetin për herë të dytë talebanët kanë qasje edhe në thesaret e rëndësishme të vendit. Në një raport të vitit 2010 ekspertët ushtarakë dhe gjeologët amerikanë vlerësojnë, se Afganistani, një nga vendet më të varfra të botës, ka pasuri tokësore që kapin vlerën e 1.000.000.000.000 Dollarëve amerikanë, 1 bilionë Dollarë ose 850 miliardë euro.

Hekuri, bakri, kobalti, litiumi dhe minerale të rralla janë pasuritë kryesore. Në vitet në vazhdim pasuri të tilla mbetën të pashfrytëzuara për shkak të dhunës së vazhdueshme në vend. Ndërkohë vlera e këtyre mineraleve është rritur tej mase, edhe për shkak të trendit global të energjisë proklimatike. Sipas një raporti të qeverisë afgane të vitit 2017, pasuria në minerale arrin në 3 bilionë Dollarë, por këtu përfshihen vetëm lëndët fosile.

Litiumi, që duhet për prodhimin e baterive për automjetet elektrikë, smartphones apo laptopet është shumë i kërkuar. Kërkesa këto kohë është rritur me 20%. Sipas një dokumenti të Pentagonit, Afganistani është ndërkohë “Arabia Saudite e litiumit” dhe vlerëson se pasuritë janë kaq të mëdha, sa ato të Bolivisë, që ka rezervat më të mëdha në botë. Edhe kërkesa për bakrin është rritur në kohën e rimëkëmbjes ekonomike, kur pandemia e koronës po shkon drejt fundit. Vitin e kaluar kërkesa për bakrin është rritur me 43%. Më shumë se e një e treta e pasurisë së ardhshme të Afganistanit mund të arrihet përmes zgjerimit të nxjerrjes së bakrit.

Që tani Kina dhe Pakistani janë gati të bëjnë biznese me talebanët radikalë-islamikë, duke dashur kështu të theksojnë edhe më shumë dështimin e SHBA dhe Europës në Hindukush. Si prodhuesi i gjysmës së mallrave industrialë të botës, Kina ka uri të madhe për të gjitha lëndët e para. Pekini, i cili është investitori më i madh në Afganistan, është në krye të garës, për ngritjen e një sistemi efecient të shfrytëzimit të mineraleve.

“Kontrolli i talebanëve vjen në një moment, kur furnizimi me minerale në një të ardhme të afërt pritet të ngecë dhe Kina ka nevojë të madhe për të. Kina është gati për t’i nxjerrë këto minerale”, nga Afganistan i tha Michael Tanchum, nga Insituti për Politikën e Sigurisë në Austri Deutsche Welles.

Korporata Metalurgjike e Kinës, MCC një nga koncernet më të madhe kineze ka siguruar të drejtat e nxjerrjes së mineraleve në provincën afgane Logar për 30 vjet.

Afganistani mund të përfitojë nga iniciativa e Pekinit, Belt and Road Initiative (BRI) që njihet si Rruga e re e Mëndafshit. Përhapja e dhunës nga Afganistani në vendet e tjera aziatiko-qendore e rrezikon rrjetin e tubacioneve, duke i sjellë Kinës probleme në furnizimin me gaz dhe naftë. Nga ana tjetër Pekini ka frikë, se ky vend i përçarë mund të kthehet në zonë ku të tërhiqet pakica myslimane uigure dhe interesat e saj ekonomike mund të rrezikohen me vazhdimin e dhunës në Afganistan.

Edhe Pakistani fqinj mund të përfitojë nga nxjerrja e mineraleve në Afganistan. Qeveria në Islamabad, që mbështeti në vitin 1996 ardhjen e talebanëve në pushtet, ka lidhje me këtë grup. Pakistani bën pjesë po ashtu tek përfituesit kryesorë të projektit të Rrugës së re të Mëndafshit. Pushtetarët e rinj në Afganistan kanë ende një rrugë të gjatë e të vështirë përpara, nëse duan të shfrytëzojnë pasuritë e vendit. Ngritja e një sistemi efecient të shfrytëzimit të minierave në një shtet të dështuar do të kërkoje vite.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *