Theu herësin në Tiranë, Fatmir Xhafajn nuk e votojnë për në Kryesisë së PS! Konfirmohet Ditmir Bushati! Kush janë socialistët që ngelën jashtë kupolës së selisë rozë (EMRAT)





Edi-Rama-Fatmir-Xhafaj-doreheqjaIsh-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deputeti i zgjedhur që theu herësin në listën e PS-së në qarkun e Tiranës ka mbetur jashtë Kryesisë së Partisë Socialiste.

Asambleja e PS ka votuar sot përbërjen e kryesisë së re të PS-së, ku deputeti socialist i Tiranës nuk është votëbesuar për të qenë sërish në ‘kupolën’ drejtuese të PS-së.

Jashtë Kryesisë ka mbetur dhe Eduard Shalsi, ministër në detyrë për Sipërmarrjen. Po ashtu s’mori përkrahjen e socialistëve edhe Milva Ekonomi, e larguar nga ministria e Bujqësisë, por e ‘shpërblyer’ me një ministri shteti të krijuar rishtas nga kryeministri Rama.

Jashtë kryesisë ka mbetur dhe Ermonela Felaj, ish-zv.kryeministre. Ndërkohë që nga propozimet e reja që mbetën jashtë Kryesisë janë Pjerin Ndreu, Ervin Dema, Almira Xhembulla dhe Klotilda Ferhati.

Kryeministri Rama njoftoi në se në kryesi do jetë dhe Lindita Nikolla, e cila është propozuar për kryetare Kuvendit dhe sipas tij futet dhe në Kryesinë e PS-së.

Ndërkohë që nga kryesia e vjetër, largohet vetëm Vangjush Dako, i cili në kryesinë e re zëvendësohet nga Ardian Çela që do të jetë dhe drejtuesi i ri i Qarkut të Durrësit.

Ndërkohë që risi mund të quhet në këtë votim konfirmimi i Ditmir Bushatit, i cili pas shkarkimit si ministër i Jashtëm, u shkarkua dhe si drejtues i qarkut të Shkodrës, madje dhe u la jashtë listave të deputetëve të PS-së.

Sot Bushati është prezantuar nga Rama si pjesë e Akademisë së PS-së, dhe si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së financave të PS-së.

KUSH NUK U VOTUA NGA KANDIDATËT PËR KRYESINË E PS

Fatmir Xhafaj

Eduard Shalsi

Pjerin Ndreu

Ervin Dema

Milva Ekonomi

Klodilta Ferhati

Almira Xhembulla

Ermonela Felaj

KUSH JANE FITUESIT QE  U VOTUAN SOT NE ASAMBLEN E PS

Pandeli Majko

Erion Braçe

Ditmir Bushati

Ilir Beqja

Arben Pëllumbi

Armand Subashi

Ogerta Manastirliu

Belinda Balluku

Olta Xhaçka

Evis Kushi

Mimi Kodheli

Blerina Gjylameti

FUTEN NË KRYESI SI DREJTUES QARQESH

Fierin do ta drejtojë Taulant Balla,

Elbasanin, Damian Gjiknuri,

Vlorën, Arben Ahmetaj,

Shkodrën, Edona Bilali,

Kukësin, Elisa Spiropali,

Durrësin, Ardian Çela;

Beratin, Bledi Cuci,

Gjirokastrën, Mirela Kumbaro,

Dibrën, Ulsi Manja,

Lezhën Blendi Klosi

dhe Tiranën,Erion Veliaj.

FUTEN NE KRYESI SI SEKRETARE TE PS-së

Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm

Blendi Klosi
, Sekretar Organizativ

Etjen Xhafaj,
Sekretari i Dixhital

Anila Denaj,
Sekretariati i Burimet Njerëzore PS

Etilda Gjonaj
, Sekretarja e Forumit të Gruas në PS

Romina Kuko,
Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë në PS

Bojkena Basha
, Sekretare për Rininë

KRYESIA E PS E VJETËR E PS

Edi Rama

Taulant Balla

Gramoz Ruçi

Ditmir Bushati

Valentina Leskaj

Mimi Kodheli

Lindita Nikolla

Evis Kushi

Erion Veliaj

Damian GJiknuri

Blendi Klosi

Eglantina Gjermeni

Erion Braçe

Vangjush Dako

Armando Subashi

Arben Ahmetaj

Fatmir Xhafaj

Olta Xhaçka

Pandeli Majko

Vasilika Hysi

Ermonela Felaj

Ulsi Manja

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *