Theu karantinën dhe iku për të bërë sërf, sulmohet për vdekje nga peshkaqeni 20-vjeçari në Australi

Një sërfist në Australi është sulmuar për vdekje nga një peshkaqen.

20-vjeçari ka ndërruar jetë në Shelly Beach, rreth 33 milje në veri të Sidneyt. Edhe pse emergjenca shkoi në vendin e ngjarjes dhe i dha të riut ndihmën e parë, ai nuk mundi të mbijetonte.

Neë South Wales, rajoni ku ndodhi ngjarja aktualisht është në bllokim për shkak të koronavirusit, por njerëzit mund të dalin nga shtëpitë e tyre për stërvitje.
Disa dëshmitarë thanë se ata dëgjuan dikë duke bërtitur.

“Ai po bërtiste, më ndihmoni, më ndihmoni. Njerëzit po përpiqeshin ta nxirrnin në breg, nuk dukej mirë”, thanë dëshmitarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *