Theu masat COVID, policia norvegjeze nuk kursen kryeministren e tyre, i vendosin gjobë

Policia norvegjeze ka thënë të premten se ka gjobitur kryeministren e vendit, Erna Solberg, pasi theu masat e vendosura nga pandemia e COVID-19, duke organizuar një festë familjare me rastin e ditëlindjes së saj.

Reuters shkruan, se kryeministres i është vendosur një gjobë me vlerë 2.352 dollarë.

Kryeministrja kërkoi falje muajin e kaluar për organizimin e festës për ditëlindjen e saj të 60-të.

Megjithatë, policia nuk e ka kursyer këtë herë kryeministren e tyre, duke theksuar se shkëputja e zinxhirtit të infeksionit është më i rëndësishëm se rëndësia e një personi, në këtë rast, kryeministres Solberg.

(BalkanWeb)

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *