Theu rekordin e Halandit. Sulmuesi i Ajaksit hyn në historinë e Championsit dhe ndjek Ronaldon









Ajaksi ka fituar ndeshjen e pestë radhazi në Champions dhe ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Një meritë për këtë ecuri fantastike ka dhe sulmuesi i ‘Harkëtarëve’, Sebastian Haler. 27 vjeçari ishte autori i dy golave të vetëm në sfidën kundër Beshiktashit.

haler

Kjo bëri që Haler të shkonte në kuotën e 9 golave në 5 ndeshje në Champions këtë sezon Ai u bë lojtari i parë në historinë e Championsit që shënon kaq shumë gola në sezonin e tij debutues. Sulmuesi parakaloi yllin e Dortmundit, Erling Haland. Gjithashtu ai mund të thyejë dhe rekordin e Ronaldos për golat na fazën e grupeve. Portugezi mban rekordin me 11 gola në sezonin 2015-16. Haler ka dhe një ndeshje në dispozicion.

Këtë sezon sulmuesi ka qenë i papërmbajtshëm dhe ka shënuar 18 gola deri më tani në të gjitha kompeticionet.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *