Theu xhamin e makinës së turistëve italianë dhe u vodhi paratë, vihet në pranga autori. 35-vjeçari i liruar pak ditë më parë falë amnistisë

theu xhamin e makines se turisteve italiane dhe u vodhi parate vihet ne pranga autori 35 vjecari i liruar pak dite me pare fale amnistise































Policia e Vlorës pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, ku është grabitur duke thyer xhamin e makinës një çifti italian dhe janë vjedhur së bashku me cantën një vlerë 2500 euro.

xhami

Është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar nga mbrëmja e djeshme dhe deri në momentin e arrestimit mbasditen e sotme në lagjen 28 Nëntori.

Pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës autori i dyshuar ka vërejur së po e ndiqnin dhe ka lënë makinën që lëvizte dhe ka tentuar të iki me vrap. Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij. Sipas informacioneve i ndaluari rreth 35 vjec, Ervis Myrtaj, sapo ka dalë nga burgu duke përfituar nga amnistia para 10 ditësh.

Polica po e kontrollon në makinën e tij si dhe çantën që ai la në makinë dukeju larguar me vrap policisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts