
12:43 18/08/2021
Ulërimat dhe panikut të përziera me zhurmën e armëve në aeroportin e Kabulit kanë shkaktuar një kaos të madh. Mijëra afganë të dëshpëruar iu luteshin këtë mëngjes trupave amerikane që të lejoheshin të hipnin në avion për të shpëtuar nga sundimi i talibanëve.
Një një video të publikuar mëngjesin e sotëm, shihet një grua me duar mes kangjellave e cila i lutët dëshpërimisht ushtarëve amerikanë që ta ndihmojnë sepse talibanët po e ndiqnin.
Talibanët arritën të rrethonin aeroportin dhe filluan të mbanin nën kontroll turmën, gra, burra, fëmijë duke qëlluar me armë. /tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al