Thirrja e Pakistanit dhe Kinës: Ndihmat do të lehtësonin vuajtjet në Afganistan

Udhëheqësit e Pakistanit dhe Kinës i bënë apel të përbashkët komunitetit ndërkombëtar, për ndihmë urgjente humanitare dhe ekonomike në Afganistan. Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, diskutuan për situatën në Afganistan gjatë një bisede telefonike.

Në deklaratën e lëshuar më pas, ata thanë se njerëzit atje kanë nevojë për ndihmë ndërkombëtare, që “do t’iu lehtësonte vuajtjet” dhe “do të parandalonte jostabilitetin”. Qeveritë perëndimore kanë ndërprerë fondet e ndihmave për Afganistanin, prejse talibanët kanë marrë pushtetin në muajin gusht.

Aktualisht, sundimtarët talibanë nuk kanë qasje në rezervat prej 9 miliardë dollarësh të Bankës Qendrore afgane – shumica e të cilave mbahen në SHBA. Një ditë më herët, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se miliona afganë do të përballen me uri gjatë këtij dimri, nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme për t’i ndihmuar ata. Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së tha se rreth 22.8 milionë aganë përballen me pasiguri ushqimore. Shifra nënkupton më shumë se gjysmën e popullsisë afgane.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *