
10:39 25/02/2022
Ndërsa forcat ruse po i afrohen gjithnjë e më shumë qendrës së Kievit, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës i ka bërë thirrje të gjithë civilëve që t’i bashkohen ushtrisë pavarësisht moshës.
“Sot Ukraina ka nevojë për çdo gjë. Të gjitha procedurat për bashkimin në ushtri janë thjeshtësuar. Merrni vetëm pasaportën dhe numrin e identifikimit. Nuk ka kufizime në moshë”, thuhet në postimin në Twitter.
Po ashtu, aty bëhet thirrje se kushdo që përballet me probleme në regjistrim, mjaftojnë t’u tregojnë këtë postim dhe do të regjistrohen, çka në fakt tregon edhe urgjencën e forcave ukrainase./tvklan.al
✅Офіційна заява Командувача Сил ТрО Юрія Галушкіна:
‼️Сьогодні Україні потрібні всі. Всі процедури приєднання до ТрО спрощені. З собою мати лише паспорт та ідентифікаційний код. Вікових обмежень немає.
Якщо у вас на місцях будуть проблеми, посилайтесь на цю офіційну заяву.
— Defence of Ukraine (@DefenceU) February 25, 2022
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al