Thirrjet raciste ndaj lojtarëve të Anglisë, Boris Johnson: Nuk do lejohet hyrja në stadium e tifozëve që përfshihen në situata të tilla








penallti1

Disa ditë pas finales së Euro2020, Britania e Madhe ka ardhur me një vendim për të ndaluar hyrjen në stadium të të gjithë tifozëve të cilët bëjnë thirrje raciste në rrjetet sociale.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Boris Johnson në një deklaratë për mediat. Ky reagim vjen pas abuzimeve në rrjetet sociale kundër tre lojtarëve anglezë, Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, pas humbjeve të penalltive në finalen e Kampionatit Evropian.

Në fund të fjalimit, ai ka falënderuar të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar për kontributin që dhanë në të gjithë kompeticionin.

“E përsëris se, i dënoj ashpër komentet raciste që kemi parë të dielën mbrëma, prandaj ajo çfarë jemi duke bërë është se po marrim hapa praktikë për të siguruar se do të ndërrohet regjimi për ndalesa në futboll, prandaj nëse dikush është fajtor për bërje të komenteve raciste online ndaj futbollistëve, atëherë nuk do të jetë pjesë e ndeshjes, pa arsyetime” – u shpreh Johnson.

Në ndeshjen e finales, që u zhvillua të dielën mbrëma “Wembley”, Italia mposhti Anglinë me rezultatin 3 me 2 me penallti pasi koha e rregullt përfundoi me barazim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *