Si duket tifozët e dhunshëm që vërshuan në sharje dhe fyerje raciste ndaj futbollistëve të Anglisë pasi humbën finalen e Europianit nuk do të dalin pa u lagur, pasi në Britani bëhet me dije se janë arrestuar deri tani 5 persona.
Policia ka nisur një aksion arrestimesh pas hetimit disa ditor mbi personat që kanë përdorur sharje raciste në rrjetet sociale. Lajmin e dha vetë shefi i policisë në Londër, Mark Roberts, u cili u shpreh se aksioni do të vazhdojë dhe më gjerë.
‘’Skuadra jonë e Anglisë ka qenë model i vërtetë gjatë turneut, duke e udhëhequr veten me profesionalizëm dhe dinjitet. Jam i neveritur që ka individë atje që mendojnë se është e pranueshme të drejtojnë sharje të tilla urrejtëse ndaj lojtarëve’’, tha Roberts.
Pre e këtyre sulmeve ranë 3 futbollistët Markus Rashford, Bukajo Saka dhe Zhadon Sanço të cilët u bënë protagonist duke humbur penalltitë respektive.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al