“T’i zgjidhim problemet për të ardhmen”/ Vuçiç zbardh takimin me Kurtin: Dialogu duhet të vazhdojë, Beogradi është gati të zbatojë gjithçka, por…

ti zgjidhim problemet per te ardhmen vucic zbardh takimin me kurtin dialogu duhet te vazhdoje beogradi eshte gati te zbatoje gjithcka por
ti zgjidhim problemet per te ardhmen vucic zbardh takimin me kurtin dialogu duhet te vazhdoje beogradi eshte gati te zbatoje gjithcka por

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar se është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Sipas mediave serbe, “Blic” gjatë takimit është diskutuar mbi njohjen e diplomave, profesioneve dhe harmonizimit. Bëhet me dije se gjatë takimit të ptranishëm kanë qenë edhe Macron dhe kancelarja Merkel.

“Biseduam për diplomat, njohjen e profesioneve, procesi i harmonizimit do të vazhdojë. Kjo përfundimisht do të kontribuonte në lirinë më të mirë të lëvizjes. Nuk është i llojit të statusit dhe shpresoj se ne do të jemi në gjendje t’i zgjidhim këto çështje, kurse në thelb te jene çështjet e rëndësishme per të ardhmen”, tha Vuçiç.

Ai tha se do të vazhdojmë dialogun, dhe tema e parë duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe (ZSO).

“Sigurisht, ne do të vazhdojmë dialogun, por tema e parë duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe, ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e BE-së”, tha Vuçiç.

I pyetur për marrëveshjen e Uashingtonit, Vuçiç thotë se Beogradi është gati të zbatojë gjithçka nga ai dokument, por edhe se “Prishtina e deklaroi atë dokument të vdekur”.

“Ne jemi gati për të vënë gjithçka në veprim. Ekziston vetëm një pikë që është e ndryshme nga marrëveshja që nënshkroi Prishtina, dhe ka të bëjë me marrëdhëniet me Tel Avivin ose Jeruzalemin. Ne jemi plotësisht të gatshëm të respektojmë gjithçka tjetër, përveç se Prishtina tha se marrëveshja e Uashingtonit nuk është më e vlefshme për ta” – tha Vuçiç.

Ai shtoi se ka biseduar edhe me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama. Ai gjithashtu thotë se në samitin e sotëm, është bërë përparim drejt Ballkanit Perëndimor, si dhe se ka pasur mbështetje më të madhe se ajo në Sofje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts