Tiago Mota rikthehet në Milano si kundërshtar dhe “kërcënon” kampionët: Falënderime Interit, por nuk do ta kenë të lehtë…









Tiago Mota ka qenë hajmali për Interin, kur ka mbajtur veshur fanellën zikaltër. Në 9 ndeshjet që italiani ka shënuar, Interi ka fituar. Por, këtë herë Tiago Mota do të rikthehet në Milano në rolin e kundërshtarit, si trajner i Specias. Nga pankina, ai do të tentojë të dëmtojë ish-skuadrën e tij, pavarësisht se e di nivelin e vështirësisë, në konferencën për shtyp para ndeshjes u ka kërkuar të tijve ndeshjen perfekte, pa kursyer falënderimet për klubin zikaltër. 

TIAGO MOTA 1

RIKTHIM NË MILANO – “Është një klub tek i cili jam ndjerë shumë mirë, me tifozë dhe kryesi që më kanë qëndruar gjithmonë pranë dhe kanë qenë fantastikë nga dita e parë te dita e fundit. Unë dhe familja ime jemi ndjerë shumë mirë, kjo jo vetëm në nivel sportiv, ndaj kam vetëm falënderime për t’i bërë gjithë ambientit zikaltër dhe klubit, por gjatë ndeshjes do të bëj maksimumin tim dhe këtë kam kërkuar edhe nga lojtarët. Nuk do t’ua bëjmë aspak të lehtë, dua të shkojmë dhe të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer”.

 MOMENTI – “Jam shumë i kënaqur për atë që bën skuadra në fushë dhe për atë që japin të gjithë. Normalisht që si gjithmonë ka nevojë për t’u përmirësuar dhe duhet të kemi më shumë besim te vetja. Vijmë nga humbja me Bolonjën ku bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, por na ka munguar vazhdimësia në të dytën. Këtë do të përpiqemi të rregullojmë, do të kërkojmë t’i mbajmë kundërshtarët larg nga zona jonë dhe të përpiqemi të krijojmë mundësitë tona. Kam në dispozicion një skuadër me lojtarë ekspertë, por gjithmonë do të luajnë ata që janë në formën më të mirë”.

SFIDA – “Ne të gjithë e njohim nivelin e Interit dhe e dimë se kë do të kemi përballë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, fundja janë kampionët e Italisë. Nga ana jonë duhet të kryejmë ndeshjen perfekte dhe të kemi qasjen e duhur ndaj saj. Duhet të zbresim në fushë me vetëbesim dhe u them djemve të tregojnë kurajë, për t’i sulmuar dhe për t’i vënë në vështirësi”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.