Tifozët e Liverpul kontestojnë arbitrin e ndeshjes ndaj Siti: Ka lindur në Mançester, është absurde









Edhe pse ndeshja do të luhet të dielën në orën 17:15, dueli i titullit në Premier Ligë mes Mançester Sitit (73 pikë) dhe Liverpulit (72 pikë) afrohet me shumë polemika. Arsyeja lidhet me përzgjedhjen e arbitrit, Entoni Tejlor, “bilbilin” më të mirë anglez në qarkullim për momentin, i cili gjithsesi irriton shumë tifozërinë e të kuqve.

tejlor

Fakti nuk është se ultrasit nga “Anfield Road” kanë një llogari të hapur apo në të kaluarën kanë parë që të dënohen nga 43-vjeçari, por duke qenë se Tejlor ka lindur në Mançester, në një prej lagjeve më të njohura, tifozët kanë frikë se vendlindja e tij mund të ndikojë shumë në menaxhimin e situatave të lojës.

“Një arbitri të lindur në Mançester i lihet të gjykojë Sitin me Liverpulin, sfidën që do të vendosë titullin. Nuk e di pse federatës i pëlqen t’i bëjë këto gjëra, pasi është realisht absurde të mos mendosh se një person që arbitron sportin të mos jetë disi brenda vetes së tij pak tifoz.

Dhe për më shumë, me ekipet e vendlindjes së tij. Kjo është absurde. Madje, kjo zgjedhje konfirmon se jemi në epokën e parave, e atyre që paguajnë më shumë, të cilët duhen mbrojtur nga federata.

Shkurt, mori fund, më mirë federata t’i dorëzojë përpara ndeshjes së të dielës titullin kampion Sitit”, ishin disa prej mesazheve shpërthyese të tifozëve të Liverpulit në uebsajtin e “FA”- së, që bënë xhiron e mediave angleze.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *