Gjatë një prononcimi në radion “Radio Anch’io Sport”, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina jep lajmin e madh për tifozët që mund të shënojë dhe fundin e pandemisë pas 2 vitesh. Gravina tha se uron që brenda fundit të muajit nga kapaciteti 75% të shkojë në 100% për hyrjen e tifozëve në stadiume:
“Të kthehesh në 75% të kapacitetit të impianteve është një hap përpara, por gjithsesi nuk më befason.
Uroj që në fundin e këtij muaji duke parë gjendjen e pandemisë në vend, mund të rikthehemi drejt normalitetit në 100% të kapacitetit të hyrjes së tifozëve në stadiume.

Do të ishte një sinjal shprese për të gjithë vendin tonë.”, tha presidenti i Federatës Italiane të Futbollit.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al