Tik Tok paditet për vdekjen e fëmijëve nga “blackout challenge”

12:36 06/07/2022

Tik Tok është paditur nga familjet e dy vajzave të vogla që vdiqën si pasojë e një prej sfidave të platformës. Dy vajzat, 8 dhe 9 vjeç humbën jetën ndërsa realizonin “blackout challenge”, e cila u bë virale vitin e shkuar dhe kishte të bënte me vetëmbytjen derisa të humbisnin ndjenjat.

Familjet janë shprehur se algortimi i rrezikshëm i platformës është fajtor për vdekjen e fëmijëve. Sipas tyre, algoritmi shfaqte qëllimisht dhe në mënyrë përsëritëse video nga sfida në faqet kryesore për t’i inkurajuar të merrnin pjesë në të, ndërsa i mori jetën.

 Në dokumentin e paraqitur, ata kërkojnë një dëmshpërblim, i cili nuk është bërë ende i ditur në shifra si dhe një gjyq që do të zhvillohet në Kaliforni.

8-vjeçarja Lalani Erika Renee Walton nga Teksasi vdiq më 8 Korrik 2021 dhe sipas hetimit policor, shkaku ishte “blackout challenge”. “Lalani mori një celular për ditëlindjen e saj  në Prill 2021 dhe u fiksua duke parë videot e Tik Tok. Ajo shpesh postonte video të saj duke kënduar e kërcyer, me shpresën se do të bëhej e famshme. Ajo besonte se duke provuar  ‘blackout challenge’ do të bëhej e tillë dhe vendosi ta bënte”, shkruhet në padi.

Viktimës tjetër, 9-vjeçarja Arriani Jaileen Arroyo gjithashtu iu dhurua një  celular në ditëlindjen e shtatë dhe gradualisht u bë “e varur nga aplikacioni”. Më 26 Shkurt 2021, Arroyo u gjet pa ndjenja nga vëllai i saj 5-vjeçar dhe nuk mund të kthehej në jetë.

Në padi, shkruhet gjithashtu se algoritmi i Tik Tok promovon përmbajtje të dëmshme, lejon personat nën moshë të kenë një llogari dhe nuk i lajmëron përdoruesit ose kujdestarët e tyre ligjorë për varësinë e aplikacionit.

Çështja e hapur ndaj platformës sociale për ‘blackout challenge’ nuk është e para. Në Maj, nëna e një 10-vjeçareje që mori pjesë në sfidën e rrezikshme dhe mbyti veten ngriti padi ndaj Tik Tok dhe kompanisë mëmë, ByteDance./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.