
TikTok ka njoftuar një përditësim të protokollit së tij të privatësisë këtë javë që do të lejojë stafin në Kinë të ketë akses të hapur mbi të dhënat e përdoruesve në Mbretërinë e Bashkuar.
Elaine Fox, Shefja e Privatësisë së TikTok në Evropë, ka deklaruar se ky veprim është për të siguruar që ‘forca e saj punëtore globale’ mund ta bëjë TikTok të këndshëm dhe të sigurt për përdoruesit’.
Përveç Kinës, të dhënat e përdoruesve do të jenë të aksesueshme për punonjësit e aplikacionit në Brazil , Kanada , Izrael, Japoni, Malajzi, Filipine, Singapor, Kore të Jugut.
Ndërsa lloji i të dhënave që do të ndahen në të gjithë botën nga 2 dhjetori nuk është specifikuar ende, ato mund të përfshijnë emrat, numrat e telefonit, moshat, emailet dhe vendndodhjet e tyre të përafërta.
Jake Moore, një ekspert i sigurisë kibernetike, tha për DailyMail se beson se ky është një ‘hap shqetësues’ drejt më shumë kompanive të teknologjisë që shesin të dhënat personale të konsumatorëve.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al