TikTok shpallet si aplikacioni më i shkarkuar i vitit 2020

18:20 10/08/2021

TikTok ishte aplikacioni më i shkarkuar në botë në vitin 2020 dhe zuri vendin e parë duke lënë pas Facebook Messenger.

Platforma kineze e shpërndarjes së videove është aplikacioni i vetëm që nuk është në pronësi të Facebook. Pronari i TikTok ByteDance gjithashtu mban vendin e parë me aplikacionin e videove në gjuhën kineze Douyin.

Popullariteti i vazhdueshëm i TikTok u shfaq edhe pasi ish-Presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta ndalonte atë në Amerikë.

Vitin e kaluar, Trump lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv për të ndaluar shkarkimet e reja të aplikacionit TikTok në SHBA.

Administrata Trump pretendoi se TikTok përbënte një rrezik për sigurinë kombëtare pasi qeveria kineze kishte qasje në të dhënat e përdoruesit të saj. Kompania në mënyrë të përsëritur mohoi akuzat.

Që kur u bë President i SHBA në Janar të këtij viti Joe Biden ka tërhequr urdhrin ekzekutiv të zotit Trump.

Duke e hequr këtë sfidë në SHBA, kompania ka eksploruar mënyra të reja për të tërhequr përdoruesit. /tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *