“Tirana dekorohet me flamujt e Serbisë në kuadër të ‘Ballkanit të Hapur’”, mediat në Kosovë: Rama pritje të ngrohtë Vuçiçit

KOSOVE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i përgatit një pritje të ngrohtë presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në vigjilje të takimit mes tyre për “Ballkanin e Hapur”, në Tiranë.

Kryeqyteti i Shqipërisë është parë të hënën i dekoruar me flamuj të Serbisë e të Maqedonisë së Veriut.

Sot dhe nesër në Tiranë zhvillohet takimi i radhës për “Ballkanin e Hapur”, me praninë e tre liderëve, Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit.

Auto Tiraa1640000764 (1)
Auto Tiraa1640000764 (1)

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka njoftuar se do ta kundërshtojnë këtë takim me një protestë sot nga ora 16:00, që do të nisë nga selia e Partisë Demokratike drejt Zyrës së Kryeministrit në kryeqytetin e Shqipërisë./KOHA.NET

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *