Tirana mendon formacion pa qendërsulmuesin anglez/ Ngo rrezikon stolin, Shehi e fut në terapi… speciale









Orges Shehi fut në terapi speciale Majkëll Ngonë që të vijë në formë, ndërsa anglezi në ndeshjen me Egnatian rrezikon stolin. Trajneri i bardhebluve, duke parë që anglezi është larg formës më të mirë, pas stërvitjes së zakonshme e ka mbajtur dhe i ka shtuar ngarkesën.

NGO 1

Kjo situatë do të vazhdojë për disa ditë derisa anglezi të jetë në formë. Nga ana tjetër, lodhja e shumtë mund të reflektojë në fizikun e anglezit që rrezikon të mos jetë në këtë sfidë, ndërsa Shehi ta lërë në stol për sfidën me rrogozhinasit.

Në vend të tij mund të luajë Gjumsi, ndërsa Seferi do të marrë rolin e qendërsulmuesit. Gjithsesi, formacionet që mund të ndërtojë Shehi janë nga më të ndryshmet.

Ai me Ngonë bazohet me Bekajn, Toshevskin, Behiratçen, Najdovskin, Hoxhallarin, Ismajlgecin, Tolin, Totren, Seferin, Limajn dhe Ngonë. Në mungesë të Ngosë, Ismajlgeci mund të spostohet sulmues, ndërsa Përgjoni të marrë rolin e tij në krahun e majtë të mbrojtjes.

GJENDJA – Sulmuesi anglez, i cili erdhi me bujë në verë për të bërë liderin në skuadër, është shumë larg pritshmërive. Futbollisti duhet të ishte shpatull mbështetëse për Seferin e Xhixhën, por këta të fundit kanë bërë më mirë se anglezi.

Ngoja shënoi një dygolësh në sfidën hapëse të kampionatit, ndërsa tetë javë që ka luajtur në Superiore nuk ka mundur të tundë më rrjetën. Në një sfidë ai nuk ka luajtur fare për shkak të kartonëve. Shterpësi edhe në ndeshjet e Kupës, me 2 sfida të luajtura dhe 155 minuta në fushë. Në total janë dhjetë ndeshje në fushë nëntë pa gola.

Në kampionat dhe Kupë ka luajtur 812 minuta, por vetëm dy herë ka tundur rrjetën. Një mesatare shumë e ulët në krahasim me sezonin që bardheblutë fituan titullin. Duket qartë se Ngoja duhet të punojë shumë, sepse nuk është në formën optimale.

Gjatë gjithë fazës së parë ka pasur oshilacione, ndërsa Seferi e Xhixha po bëjnë goxha mirë. Në këtë moment që flasim, Tiranës i duhet Ngoja. Duhet të kthehet lideri i skuadrës që të tërheqë për dore bardheblutë drejt titullit kampion.

E KALUARA – Sulmuesi anglez para këtij kampionati qëndroi tri sezone te bardheblutë, por palët nuk ia dolën të rinovonin në fillim të gushtit 2020.

Me 13 gola dhe më shumë se 15 asiste, Ngo ishte parvjet titullar i padiskutueshëm, por që prej largimit nga Tirana luajti pak kohë në Qipro. Ngo ishte në dhjetor 2020 në Shqipëri për të arritur një marrëveshje të dytë me bardheblutë, por që nuk u arrit, sepse palët ishin larg me pretendime financiare dhe ato jashtë fushe. Në korrik 2021 firmosi me Tiranën, për një vit.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *