Tirana merr mesfushorin e Korabit, bardheblutë presin edhe një sulmues kolumbian

tirana merr mesfushorin e korabit bardheblute presin edhe nje sulmues kolumbian
































Tirana bën një tjetër afrim për të forcuar mesfushën. “Panorama Sport” zbulon se klubi bardheblu ka firmosur me mesfushorin spanjoll, Ian Soler. 

Henri Marku

28- vjeçari ka luajtur së fundmi në Serinë C italiane te Alesandria. Bëhet fjalë për një mesfushor shkatërrues, i cili mund të luajë edhe si qendërmbrojtës. Soler është formuar si futbollist në akademitë e Espanjolit dhe Almerias në Spanjë. Ai ka luajtur edhe në Lituani me Riterai, por gjithashtu në Sllovaki me Zaglebie Lubin. Lojtari është mesfushori që kërkon skuadra bardheblu dhe që vuajti sezonin e shkuar.

Po kështu, Tirana ka afruar në fazën përgatitore edhe një tjetër mesfushor qendre. Bëhet fjalë për Henry Markun e Korabit. Mesfushori udhëtoi me ekipin në fazën përgatitore dhe shumë shpejt do të bëhet edhe kontrata me këtë lojtar.

Kujtojmë që si Soler dhe Marku ende nuk janë prezantuar nga klubi bardheblu. Edhe Akileu Ndreca nuk është prezantuar ende. Soler vlerësohet 175 mijë euro, ndërsa Marku 100 mijë euro.

Bardheblutë duket se janë plotësuar në repartin e mesit të fushës, ku me shumë mundësi do të afrohet edhe Keita dhe më pas grupi do të jetë i plotë. Tirana pret edhe një sulmues kolumbian si dhe dy tre blerje të tjera të rënda për të bërë ekipin e Superiores.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts