Tirana qendër e kulturës dhe muzikës bashkëkohore, Teatri Metrol sjell Metrosound

tirana qender e kultures dhe muzikes bashkekohore teatri metrol sjell metrosound
tirana qender e kultures dhe muzikes bashkekohore teatri metrol sjell metrosound

Gjithnjë e më shumë Tirana po kthehet në një qendër arti me aktivitete të përditshme kulturore.
Mbas 5 edicionesh të suksesshme, Metrosound kthehet nga një aktivitet i përvitshëm në një pjesë integrale të programit të Teatrit Metropol, i cili do të shtrihet përgjatë gjithë sezonit. Takimi i parë vjen këtë të enjte në 2 Nëntor me violincelistin e mirënjohur shqiptar Redi Hasa.

Dy vjet pas publikimit të “The Stolen Cello” artisti prezanton albumin e tij të dytë si solist, “My Nirvana”. Në të ai tregon një pjesë të historisë së tij: Takimin me muzikën rock dhe grunge të viteve ‘90 fill pas rënies të sistemit diktatorial në Shqipëri, pak vite përpara se të vendoste të linte vendin e tij për të shkuar në Puglia, Itali.

Ky album sjell në vëmendje këngët më domethënëse nga grupi i mirënjohur drejtuar nga Kur Cobain duke “rishpikur” kështu disa prej këngëve që kanë shënjuar një epokë të rëndësishme në historin e rockut botëror dhe sakaq janë kthyer në himne.

Në versionin live Hasa e transformon violincelin nëpërmjet distorsioneve dhe eksperimenteve elektronike radikale. Në ktë performancë ai do të jetë i shoqëruar nga Valerio Daniele ndërkohë që do të ribashkohet në skenë për të performuar disa pjesë me mikun e tij dhe bashkëthemeluesin e grupit “The Fish Hook”, artistin e mirënjohur Bojken Lako.

Metrosound është një program i kuruar nga Rubin Beqo me synimin për të sjellë në vëmendje projektet më domethënëse nga artistë bashkëkohor shqiptar në fushën e muzikës.
Teatri Metropol i Bashkisë së Tiranës ka ngjitur në skenë disa vepra të njohura artistike, duke afruar jo vetëm artistë me eksperiencë, por duke u dhënë një mundësi dhe të rinjve që të shfaqen para publikut kryeqytetas.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts