Titullari i Interit nuk po rinovon, ëndrra e tij quhet… Bajern Mynih









Ivan Perisiç është titullar i padiskutueshëm i Interit, pavarësisht se në moshën 32-vjeçare shumë prisnin që kroati të ishte zëvendësues në Milano.

PERISIC

Kontrata e mbrojtësit të majtë skadon në qershor dhe pas refuzimit të ardhur nga lojtari për të rinovuar, u duk se situata mori një kthesë dhe Perisiç po bindej për zgjatjen e kontratës pasi edhe Interi rriti ofertën në drejtim të tij.

Simone Inzgai e konsideron shumë të rëndësishëm, por kërkesat e tij për 6 milionë euro konsiderohen shumë të larta. Drejtuesit, pavarësisht se lojtari është në skadencë kontrate, nuk duan të nxitohen dhe kanë vendosur që diskutimi i ardhshëm për rinovimin do të vijë pas shkurtit, por “Corriere dello Sport” ka zbuluar së fundmi ëndrrën e kroatit: një rikthim në Bundesligë dhe konkretisht te Bajerni.

Me bavarezët, pjesë e të cilëve ka qenë vetëm për një sezon, Perisiç ka fituar Champions-in dhe kërkon që ta përsërisë si eksperiencë për të mbyllur si duhet karrierën e tij.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.