Titulli i Interit kalon nga janari, ja plani i Inzagit për zikaltërit









Interi qëndron komod i vetëm në vendin e parë, por në Milano është dikush që duket se nuk e bën gjumin i qetë. Simone Inzagi edhe pse ndaj Salernitanës theu rekorde, e kishte mendjen në fazën tjetër. “Mund të jemi të vetmit në Europë që kemi një kalendar të tillë në fazën e dytë”, u shpreh trajneri në fund të ndeshjes, duke e bërë të qartë se shqetësimi i tij ngelet nisja e 2022-shit.

INTER 1

Të mërkurën do të luhet kundër Torinos ndeshja që do të mbyllë fazën e parë dhe deri në 6 janar kur zikaltrit do të rikthehen në fushë me Bolonjën, trajneri do të duhet të mbajë gjallë urinë e skuadrës, motivimin dhe mbi të gjitha gjendjen e mirë fizike.

Jo konkretisht për Bolonjën, por për atë që vjen më pas: një cikël ferri që nis me Lacion dhe përfundon me Liverpulin në Champions League, mes të cilave zikaltrit do të përballen me 4 rivalë direkt për titull dhe në finalen e Superkupës së Italisë me Juven.

Këtu topi i kalon trajnerit dhe stafit të tij, të cilët që pas grumbullimit të fiksuar për në 30 dhjetor kanë bërë planin për të shfrytëzuar gjithë kohën në dispozicion.

PËRGATITJA FIZIKE – Gjithçka do të nisë nga përgatitja atletike dhe plani për të mbajtur një formë fikse gjatë gjithë periudhës. Linja e ndjekur do të jetë të shmangen sa më shumë ulje-ngritjet në këtë periudhë, për të mos lejuar që skuadra të ketë luhatje midis ndeshjeve.

Puna e personalizuar në bazë të karakteristikave individuale është aplikuar gjithmonë me Iznagin, aq sa nuk ka ditë që në Apiano Xhentile të mos jetë dikush që punon veçmas skuadrës, qoftë për ndonjë problem, qoftë për të parandaluar shqetësimet e mundshme muskulore. E në prag të kalendarit të ngjeshur, puna pritet vetëm të intensifikohet.

ENERGJITË – Duket se çelësi i rikthimit të Interit në formë optimale ka të bëjë edhe me harmoninë e grupit. Shembulli i fundit është një ditë e gjysmë pushim e lënë pas Salernitanës, shenjë kjo që Inzagi vlerëson psikologjinë e të tijve, aq më tepër në turin e forcës që i pret.

Pikërisht duke shfrytëzuar edhe psikologjinë, trajneri ka ndërmend të vazhdojë me rrotacionin dhe t’i përfshijë të gjithë futbollistët në javët e ngjeshura, si mënyrë jo vetëm për të ruajtur energjitë, por edhe për të qenë të gjithë gati në rast të ndonjë të papriture. E kur është fjala për të papritura, gjendjes fizike i shtohen edhe kartonët.

Barela u tregua i zgjuar dhe i zeroi kartonët e verdhë me mungesën ndaj Torinos, por një tjetër i rrezikuar është Lautaro.

Megjithatë, pavarësisht mungesave dhe kundërshtarëve Inzagi ka treguar se i menaxhon mirë situatat dhe nëse do të përfitojë nga përgatitja fizike, harmonia e grupit e rrotacioni, mali me ndeshje në 45 ditët e para të 2022-shit do të jetë më i lehtë për t’u ngjitur.

nd 1

Përgatiti: NISLI GJINI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.