Tjetër lajm i bukur! Gruaja afgane lind në avion rrugës për në Britaninë e Madhe, nuk kishte as mjek, e ndihmuan anëtarët e ekuipazhit

Një tjetër histori e bukur vjen nga eksodi afgan. Një nënë e cila po udhëtonte nga Dubai për në Britaninë e Madhe pasi kishte ikur nga Afganitani lindi vajzë.

26-vjeçarja Soman Noori ishte bashkë me burrin dhe dy djemtë teksa lindi vajzën në kushtet kur nuk kishte as mjek, teksa anëtarët e ekuipazhit i erdhën në ndihmë.

  • foto galeri

Gjithsesi si masë paraprake avioni vendosi të ulet në Kuvajt. Familja afgane nuk u ndal dhe udhëtoi për në Birmingham, duke lënë pas kaosin teksa në Britaninë e Madhe i pret një jetë e re, tashmë me një anëtare të pestë në familje.

Ky është rasti i dytë i raportuar i lindjes së një fëmije në avion gjatë eksodit afgan. Më 22 gusht, një nënë afgane solli në jetë fëmijën e saj gjatë udhëtimit në bordin e një avioni ushtarak rrugës për në Gjermani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *