Tjetër masakër me armë në SHBA

tjeter masaker me arme ne shba

tjeter masaker me arme ne shba

12:19 02/07/2023

2 të vrarë dhe 28 të plagosur në Baltimore

Dy persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën në një tjetër sulm masiv me armë në Baltimore të Shteteve të Bashkuara. Agjencia e lajme Reuters raporton se 3 nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ndodhi në mesnatë me orën lokale në një festë. Mbetet e paqartë se kush është autori i sulmit, ai qëlloi ndaj turmës me të paktën 30 plumba. Viktimat janë një vajzë 18-vjeçare dhe një i ri 20 vjeç të cilët humbën jetën rrugës për në spital.

Deri në këto momente nuk ka ndonjë të ndaluar nga policia e cila ka rrethuar të gjithë zonën në përpjekje për të identifikuar autorin. Të paqarta janë edhe motivet e  sulmit.

Ngjarja ka rikthyer në SHBA edhe një herë debatin për kufizimin e përdorimit të armëve të zjarrit. Vetëm vitin e kaluar pati mbi 44 mijë të vrarë nga sulmet me armë në të gjithë vendin nga të cilat 24 mijë ishin vetëvrasje.

Sulmi më vdekjeprurës mbetet ai në Las Vegas në vitin 2017  që la më shumë se 50 njerëz të vrarë dhe mbi 500 të plagosur.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts