
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell ka deklaruar se Bashkimi Europian do të sigurojë një tjetër mbështetje për Ukrainën.
Bëhet fjalë për një mbështetje ushtarake me vlerë prej 500 mln euro.
Borell është shprehur i bindur se gjithashtu një marrëveshje mund të arrihet në ditët e ardhshme për të rënë dakord për një embargo ndaj naftës ruse.
Ndërkohë presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka bërë thirrje të vazhdueshme për mbështetje duke u shprehur i bindur se Ukraina do të rezistojë përballë agresionit rus, por BE dhe SHBA duhet të marrin më shumë masa kundër Moskës.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al