Tjetër padi për Baldwin për vrasjen në sheshxhirim

tjeter padi per baldwin per vrasjen ne
[embedded content][embedded content]

18:05 16/02/2022

Familjaret e Hutchins e akuzojnë se neglizhoi rregullat e sigurisë

Kjo video e animuar tregon skenën e vrasjes aksidentale gjatë xhirimeve të filmit Rust Tetorin e kaluar në Nju Meksiko. Animimi tregon momentin kur aktori Alek Bollduin qëllon për vdekje me pistoletë drejtoren e fotografisë Halina Hatçins.

Pamjet u publikuan nga avokati i familjarëve të 42-vjeçares së vrarë, të cilët njoftuan ngritjen e një padie për vrasje në kushte neglizhence ndaj Bollduinit dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit të filmit. Padia mban nënshkrimin e bashkëshortit Methju Hatçins, i cili e ngre atë edhe në emër të të birit 9-vjeçar të tyre.

Në padinë e pranuar nga prokurorët Santa Fe të Nju Meksikos, Bollduin dhe të tjetrë akuzohen se nuk kishin kryer kontrolle për testimin e standardeve të sigurisë dhe se nuk kishin ndjekur rregullat më elementare të sigurisë në përdorimin e armëve. Në padi thuhet se stafi shmangu procedurat që duheshin ndjekur për të garantuar sigurimin e jetës dhe se injoroi ankesat e shumta për këtë çështje. Familjarët kërkojnë dëmshpërblim, por pa specifikuar se çfarë. Aktori 63-vjeçar dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të filmit janë ende nën hetim për vrasjen.  

Tv Klan




tjeter padi per baldwin per vrasjen ne

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts