Tjetër rekord infektimesh me Covid në SHBA

15:51 08/01/2022

Gjermania forcon masat për hyrjen në lokale

Mbi 2.7 milionë qytetarë në mbarë botën u infektuan me Covid në 24 orët e fundit, pjesa më e madhe të cilëve me variantit Omicron. Gati 1/ 3 e gjithë rasteve u zbuluan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat vendosën një rekord të ri me 849 mijë raste të reja. Rritje kanë pësuar në SHBA edhe numri i të shtruarve në spital, si dhe atyre në terapi intensive.

Autoritetet shëndetësore në Gjermani raportuan në këtë 24 orësh rreth 52 mijë raste të reja infektimesh me Covid-19. Ndaj krerët federale u pajtuan këtë të premte që të ashpërsojnë masat për hyrjen në bare dhe restorante për personat që nuk kanë marre dozën përforcuese. U vendos  gjithashtu shkurtimi i periudhës se karantinës nga 14 në 10 ditë pas një testi negativ.

Britania e Madhe e cila po përballet me një mungesë të stafeve spitalore shënoi këtë të premte mbi 178 mijë raste te reja. Në datë 2 Janar rreth 8800 punonjës shëndetësor u izoluan për shkak të infektimit me Covid duke rritur kështu presionet në spitale.

Varianti Omicron vijon të shënojë infektime të larta edhe në Francë, e cila raportoi mbi 328 mijë raste të reja këtë të premte.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.