Tjetër shpërthim i fuqishëm në Bejrut, shkrumbohet fabrika, humbin jetën 4 persona

Të paktën katër persona janë vrarë në një shpërthim brenda një fabrike në kryeqytetin libanez,  Bejrut njoftoi agjencia kombëtare e lajmeve ANI.

Sulmi shpërtheu pas mesditës para një fabrike në rrethin Burj al-Barajneh në periferi jugore të Bejrutit shkaku i së cilës ende nuk bëhet me dije.

Sipas mediave lokale, një ngrohës uji dyshohet se shpërtheu duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Dy javë më parë, të paktën 20 persona janë vrarë dhe 79 të tjerë janë plagosur pasi një cisternë karburanti shpërtheu në zonën Tleil të rajonit Akkar të Libanit, sipas Kryqit të Kuq Liban.

Pamjet që u shpërndanë në mediat sociale treguan disa ambulanca që transportonin viktimat e djegura të shpërthimit në spitalet në rreth.

Kryqi i Kuq Libanez tha se ekipet e tij nxorrën 20 trupa nga vendi i shpërthimit në fshatin verior të Tleil dhe evakuuan 79 persona që u plagosën ose pësuan djegie nga shpërthimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *