Vullkani më aktiv në Europë Etna, ka shpërthyer sërish në orët e para të ditës së sotme.
Sipas mediave italiane gjatë natës pati një rritje graduale të aktivitetit Strombolian nga krateri Juglindor, i cili, i shoqëruar me zhurma të forta, krijoi një shpërthim.
Aktiviteti i ri Strombolian u shoqërua në agim me zhurma të forta të dëgjuara gjithashtu në Catania dhe me emetimin e hirit që bie në ultësirë dhe shtyhet nga era deri në bregun e Acireale.
Në orën 8 të mëngjesit të së hënës, Aeroporti Catania raportoi në Tëitter vonesa të mundshme në mbërritjen dhe nisjen e fluturimeve për shkak të shpërthimit të ri të Etna.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al