Tjetër tragjedi/ Mbyten dy anije, humbin jetën 5 emigrantë. Media greke: Anija në Lesbos, brenda ujërave territoriale turke

Një tjetër tragjedi është raportuar në Samos dhe Lesvos mëngjesin e kësaj të hënë. Dy anije janë mbytur dhe për pasojë kanë humbur jetën pesë emigrantë. Mediat greke shkruajnë se anija ndodhej 3 milje detare brenda ujërave territoriale turke. Raportohet se autoritetet turke janë thirrur për shpëtim, por nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë reagim.

Ndërkohë rojet bregdetare u mobilizuan për mbytjen e anijes, duke shpëtuar 22 persona, të cilët u transferuan në Mytilin.

Ndërsa nga mbytja e anijes në Samos, roja bregdetare shpëtoi 37 persona, njëri prej të cilëve humbi jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts