Tjetër valë stuhish në veri të Ballkanit dhe Italisë

tjeter vale stuhish ne veri te ballkanit dhe italise

tjeter vale stuhish ne veri te ballkanit dhe italise

15:12 22/07/2023

Një fëmijë humb jetën në Serbi, dhjetëra të plagosur në Itali

Vendet veriperëndimore dhe qendrore të Ballkanit dhe Italia e Veriut u goditën nga një valë e dytë stuhish me reshje të dendura shiu, brenda një jave. Një 12-vjeçar humbi jetën në Novi Sad në Serbi, pasi qyteti u godit nga një stuhi, që banorët e përshkruajnë si të paprecedentë.

Erërat e forta shkulën pemë dhe dëmtuan ndërtesa e automjete. Po ashtu përmbytën rrugët e qytetit. Stuhitë goditën edhe Kroacinë dhe Bosnje Hercegovinën.



Situatë të vështirë krijoi stuhia edhe në rajonet veriore të Italisë si në Lombardi e Piemonte. Me dhjetëra janë të plagosurit, disa prej të cilëve u goditën nga rrufetë, ndërsa të tjerë nga pemët e shkulura me rrënjë prej erërave të forta.



Reshjet e dendura të shiut përmbytën shumë qytete. Stuhia po i drejtohet Italisë Qendrore. Në kontrast, rajonet jugore dhe Siçilia po përballen këtë të Shtunë me temperatura përvëluese deri 40 gradë Celcius, një tjetër tregues i çrregullimeve të motit si pasojë e ngrohjes globale.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts