Tmerr në Kosovë, tre djemtë dhunojnë barbarisht dhe lidhin me litar babanë e tyre

Policia e Kosovës ka arrestuar tre vëllezër nga Rahoveci, të cilët e kanë dhunuar në mënyrë mizore dhe lidhur me litar babanë e tyre.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka deklaruar për mediet kosovare se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Dobidol të Rahovecit.

“Datë 11.01.2022 rreth orës 23:00, në fshatin Dobidol, KK. Rahovec patrulla e policisë iu ka përgjigjur informatës për “ Dhunë në familje “ Dyshohet se te dyshuarit e lartcekur ( vëllezër) pas një mosmarrëveshje me prindin e tyre ( viktimen) e kishin sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin lidhur me litar duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka deklaruar Xhurkaj.

Xhurkaj tha se viktima ka pranuar trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra.

“Viktima ka marrë ndihmën mjekësore fillimisht në QMF-në Ratkoc e pastaj në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe sipas mjekut ka lëndime te lehta trupore”, ka deklaruar ai.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Të dyshuarit janë shoqëruar ne Stacioni Policor – Rahovec, dhe pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 ( dyzetetetë) orë”, ka bërë të ditur Xhurkaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.