Tmerret mbi civilët në Ukrainë/ Dëshmitë makabre të viktimave të dhunës, ja pse rusët kanë shtuar rastet e përdhunimeve

tmerret mbi civilet ne ukraine deshmite makabre te viktimave te dhunes ja pse ruset kane shtuar rastet e perdhunimeve
tmerret mbi civilet ne ukraine deshmite makabre te viktimave te dhunes ja pse ruset kane shtuar rastet e perdhunimeve

Komisionerja Parlamentare e Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Lyudmila Denisova ka bërë sot publike një histori nga makabritetet ruse mbi popullsinë civile në Ukrainë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ajo tha se trupat ruse e cilësuan një adoleshente ukrainase shumë të shëmtuar për ta përdhunuar, përpara se ta detyronin të shikonte nënën dhe motrën e saj duke u vrarë.

Denisova vijoi me faktin që 17-vjeçarja e traumatizuar qëndroi në shtëpinë e saj me kufomat për katër ditë përpara se forcat e armatosura të Ukrainës të ishin në gjendje të çlironin qytetin e saj të lindjes, Irpin.

17 vjeçe dhe gjyshja e saj kishin telefonuar Komisionerin për Sigurimin e Asistencës Konfidenciale Psikologjike, i cili dha leje që historia e saj të publikohej.

Vajza tha se tre ushtarë rusë kishin ardhur në shtëpinë e saj në Irpin, një qytet rreth 12 milje në veriperëndim të kryeqytetit Kiev, raportoi The Sun.

Ajo tha se trupat përdhunuan nënën dhe motrën e saj më të vogël 15-vjeçare para syve të saj. Ata u rrahën dhe u përdhunuan me mizori të veçantë. Të dy më pas u vranë.

“Vajza, në një gjendje shoku psikologjik jetoi me kufomat në shtëpi për katër ditë. Pas çlirimit të qytetit, ajo mundi të shkojë te gjyshja e saj. Ndërsa po i vrisnin familjarët, ajo nuk u prek pasi iu tha se edhe për tu përdhunuar ishte shumë e shëmtuar, dhe se duhet të jetonte për tu treguar të tjerëve se çka ndodhur atje”, tregoi Denisova.

Komisionerja Parlamentare e Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, tha se kanë marrë më shumë se 400 telefonata në linjën speciale të Komisionerit, e cila mbështetet nga UNICEF, që nga 1 prilli.

“Shumica e apelimeve lidhen me krimet seksuale të kryera nga ushtria ruse. Numri i tyre po rritet çdo ditë”, tha ajo.

Zyra e Komisionerit ka një ekip të dedikuar prej pesë psikologësh, të cilët mbështeten nga psikiatër.

Nëse është e vërtetë, kjo është prova e fundit e krimeve të tmerrshme seksuale që thuhet se janë kryer nga forcat e Putinit që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Zonja Denisova pohoi gjithashtu në fillim të këtij muaji se një vajzë 14-vjeçare u përdhunua në grup nga pesë ushtarë rus në Bucha, ndërsa një djalë, 11 vjeç, u përdhunua para nënës së tij, ndërsa ajo ishte e lidhur në një karrige e detyruar të shikonte.

Raportet u shfaqën fillimisht muajin e kaluar se ushtarët rusë po përdornin përdhunimin si një “instrument lufte” në Ukrainë.

Forcat ruse dyshohet se i kanë thënë një viktime se ata donin që vajzat dhe gratë të kishin aq plagë sa të mos mund të kryenin më kurrë marrëdhënie dhe kështu të lindnin më pak fëmijë ukrainas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts