Tokio 2021, prezervativë falas pavarësisht rregullave të veçimit shoqëror






Komiteti Organizativ i Olimpiadës së Tokios ka konfirmuar se do të shpërndajë 160 000 prezervativë te atletët që garojnë në lojërat e kësaj vere.

lojerat olimpike

Një njoftim i tillë shkakton njëfarë habie duke ditur se rregulloret lokale këshillojnë pjesëmarrësit të shmangin kontaktet fizike, përfshirë përqafimet dhe shtrëngimet e duarve.

Komiteti Olimpik ka siguruar mijëra prezervativë falas për atletët që nga viti 1988, në kulmin e krizës së SIDA-s, por në lojërat e fundit është parë se shitjet e prezervativëve janë rritur ndjeshëm, duke arritur kulmin në lojërat e 2016-s në Rio de Janeiro, ku brazilianët morën porosi për 42 prezervativë për çdo atlet.

Sipas atyre standardeve, porosia e komitetit prej 14 copë për konkurrent, së bashku me një libër udhëzues me 33 faqe mbi rregullat e distancimit social, duket pothuajse konservator.

Kur u pyet për mesazhet kontradiktore që përcillen, një përfaqësues për Lojërat Olimpike tha: ‘Qëllimi nuk është që atletët t’i përdorin prezervativët në Fshatin Olimpik, por t’i marrin me vete në vendin e tyre”.

Komiteti thuhet se po shqyrton një alternativë këtë vit: shpërndarjen e prezervativëve pas përfundimit të konkursit.

Pra, mbase ata duhet të shihen më shumë si një suvenir sesa një formë mbrojtjeje, duke pasur parasysh që atletët janë të sigurt se do të praktikojnë abstinencën seksuale sepse kështu thotë rregullorja.

Është e mundur kjo?

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *