Tom Doshi/ Anëtarja e opozitës në Komisionin Rregullator kërkesë KQZ-së: Mos regjistro emra pa integritet dhe të shpallur non grata në SHBA

Anëtarja e Partisë Demokratike në Komisionin Rregullator pranë KQZ i është drejtuar me një kërkesë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar si kandidatë për deputetë emra pa integritet dhe të dëbuar nga BE, SHBA, Australi apo Kanada.

Tom Doshi duke hipur në automjetin e tij, tip "Audi"

Ajo merr shkas edhe nga apelet e ambasadës amerikane në Tiranë, e cila më herët u bëri apel zgjedhësve të mos votojnë emra që janë shpallur non grata në SHBA.

Deri tani mediatikisht jemi informuar për prezencën e dokumenteve te rëndësishme, qe na percjellin te dhena për raste konkrete – nje i tille edhe Dekreti i Sekretarit Amerikan te Shtetit per shpalljen Non Grata dhe moslejimin e hyrjes ne SHBA te emrave te caktuar, aktualisht aspirante per kandidate ne listat zgjedhore”- thekson ajo.

Letra e plotë:

Subject: Kerkese per nderhyrje

Lenda: Kerkese per mosrregjistrim te kandidatit me cilesi te papershtatme per deputet

Drejtuar: Komisionerit Shteteror te Zgjedhjeve

I nderuar z.Komisioner Shteteror i Zgjedhjeve,

Ne cilesine anetarit te nje prej organeve drejtuese te KQZ, gjej me vend t’ju drejtohem permes kesaj kerkese zyrtare, qe ne kuader te garantimit te procesit zgjedhor dhe sigurimit te standarteve me te larta qe mund t’i ofrohen qytetareve shqiptare, per zgjedhje te pandikuara nga krimi, paraja, e forma te tjera te paligjshme (te drejta apo te terthorta), ne baze te nenit 12, pika 4, nenit 20, pika 1, germa a dhe ne respektim te nenit 73 “Verifikimi i Dokumentacionit te Kandidateve”, te Kodit Zgjedhor si edhe ne zbatim te nenit 2, pika 2, germa b, te ligjit nr. 138/2015 “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen ose ushtrojne funksione publike” sipas te cilit :

Neni 2

… 2. Ndalimi i parashikuar nga pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe ndaj personave: a) që janë dënuar me një vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal dhe/ose është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet e një prej këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale, të parashikuara në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni. Për personat që plotësojnë kushtet e këtij paragrafi, ndalimet zbatohen në përputhje me pikën 5, të nenit 10, dhe pikën 1, të nenit 16, të këtij ligji;

  1. b) që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës.

…duke qene se debimi eshte ekuivalenti i moslejimit te hyrjes ne nje prej vendeve te permenduar me lart, aq me teper kur ka te fakte per keto raste, kerkesa te subjekteve politike pjese e procesit zgjedhor dhe njeheresh kerkesa te njepasnjeshme te perfaqesive diplomatike te vendeve partnere strategjike e me ndikim kryesor ne organizatat nderkombetare, ku vendi yne ben pjese, apo do aderoje ne te ardhmen (NATO, BE),

Kerkoj, zbatimin rigoroz dhe moslegjitimin e asnje rasti qe nuk ploteson pastertine e figures.

Deri tani mediatikisht jemi informuar per prezencen e dokumenteve te rendesishme, qe na percjellin te dhena per raste konkrete – nje i tille edhe Dekreti i Sekretarit Amerikan te Shtetit per shpalljen Non Grata dhe moslejimin e hyrjes ne SHBA te emrave te caktuar, aktualisht aspirante per kandidate ne listat zgjedhore.

Ky akt ligjor i nje prej zyrtareve me te larte te nje prej Partnereve kryesor strategjik te Shqiperise, mbart nje vlere te padiskutueshme per t’u konsideruar dhe si i tille na pamundeson ta neglizhojme, interpretojme apo anashkalojme, ne kushtet kur tashme me rastin e proceseve integruese kemi pranuar te delegojme pjese te sovranitetit tone ne organizata nderkombetare  – NATO, ç’ka nenkupton sa me siper konsiderohet pjese e burimeve te se drejtes.

Në këto rrethana si pjese e organit normues ju parashtroj gatishmerine e normimit te nevojshëm për këto raste.

Me shprese se garantimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme do jete misioni yne i përbashkët deri në fund. Mbetem ne pritje te konsiderimit prioritar te kesaj kerkese !

Helga VUKAJ

Anëtar

Koimisioni Rregullator

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *