Tony Blair dekorohet me titullin “Sir”

08:40 02/01/2022

Titulli jepet nga mbretëresha për shërbime të rëndësishme publike

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, u dekorua me “Urdhrin e Garterit”, duke marrë kështu dhe titullin “Sir”.

“Urdhri i Garterit”, i themeluar në vitin 1348, jepet në shenjë mirënjohjeje për shërbime të rëndësishme publike. Këtë urdhër e jep Mbretëresha. Sir Tony Blair tha se për të është një nder i jashtëzakonshëm të nderohet me këtë titull.

“Ka qenë privilegj i madh të isha kryeministër. Do të doja të falënderoja të gjithë ata që shërbyen përkrah meje, në politikë, shërbimin publik dhe në të gjitha pjesët e shoqërisë sonë, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre ndaj vendit tonë”, tha ai.

Sir Toni udhëhoqi partinë e tij drejt një fitoreje në vitin 1997 dhe fitoi më pas dy zgjedhje të përgjithshme. Ai shërbeu për 10 vjet përpara se të jepte dorëheqjen dhe t’ia kalonte pushtetin Gordon Brown-it. Nën udhëheqjen e Sir Tony, Britania e Madhe luajti një rol të rëndësishëm në çlirimin e Kosovës.

Së bashku me Bill Cliton, figura e Blair mbetet më e respektuara dhe e vlerësuara në mesin e shqiptarëve. Blair është i dekoruar edhe me Medaljen e Artë të Lirisë, ndërsa për nder të tij shumë të rinj të lindur në vitet 1999-2000 mbajnë emrin e tij.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *