TOPI I ARTË/ Revolucion për sezonin e ardhshëm, ja si do të vlerësohet çmimi individual më prestigjioz në futboll






“Top i Artë” është çmimi më prestigjioz në nivel individual për një futbollist dhe si i tillë ka prodhuar gjithmonë polemika për ata që e kanë fituar. Kjo ka bërë që “France Football” të ndryshojë formatin e këtij çmimi.

topi i arte

Prestigjiozja franceze ka menduar që te revolucianizojë formatin aktual, duke synuar që çmimi të bëhet më tërheqës për publikun. Por cilat do të jenë ndryshimet?

Do të vlerësohet performanca e lojtarit në një sezon(nga gushti në korrik) dhe jo në të gjithë vitin kalendarik. Edicioni tjetër i “Topit të Artë” do të përfshijë të gjithë sezonin 2021-2022. Kupa e Botës që do zhvillohet në Katar, do të merret në vlerësim për edicionin e vitit 2023.

Kjo do të bëjë që zgjidhja e fituesit të jetë më logjike dhe e drejtë. Gjithashtu do të ketë ndryshim dhe në sistemin e votimit. Vetëm përfaqësuesit e 100 shteteve kryesore në renditjes e FIFA-s do të lejohen të votojnë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.